Përplasja mes Pacollit dhe Gurit: Akuzat për korrupsion dhe përfitime financiare në qendër të debatit

by engel

Përplasjet ndërmjet deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dhe deputetit të LDK-së, Paris Guri, kanë hyrë në një fazë të re me shkëmbime të ashpra akuzash në rrjetet sociale.

Pas akuzave të përsëritura nga deputeti Guri, i cili e ka cilësuar Pacollin si të përfshirë në korrupsion përmes shpërndarjes së subvencioneve në ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës për familjarët e saj, deputetja Pacolli është kundërpërgjigjur duke pretenduar se motra e Gurit ka përfituar subvencione nga Ministria e Arsimit për qëllime shkollimi.

banner

Reagimi i Gurit erdhi menjëherë pas këtij pretendimi, duke sqaruar se motra e tij është përfituese e bursës ndërkombëtare Chevening, e cila financohet dhe administrohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

“Motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhur të vidhni me vëlla, dajë, burrë e baxhanak,” ka shkruar Guri në reagimin e tij, duke shtuar:

“E përsëris: TI, Fitore, që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro, duhesh me i kthy ato pare, cent për cent.”

Ndërkohë, deputetja Pacolli nuk ka ofruar prova publike që mbështesin pretendimin e saj për përfitime nga buxheti i Kosovës në rastin e motrës së Gurit. Nga ana tjetër, informacioni për bursën Chevening është publik dhe konfirmon se bëhet fjalë për një program prestigjioz të financuar nga Foreign, Commonwealth and Development Office (FCDO) i Mbretërisë së Bashkuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy