Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

by informim peje

Agim Pllashniku, qytetari që u konfrontua të premten e kaluar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

Në dokumentin e siguruar gazetarja Qëndresa Tërshani, thuhet se kallëzimi penal është bërë për shkak se, “më datën 25 korrik, 2025, pranë një kafeterie te Komuna e Prishtinës, këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i saj sulmojnë fizikisht qytetarin këtu palën e dëmtuar Agim Plashniku, ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që i afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë të qetë dhe të kulturuar (video-incizimi), qytetari Agim Plashniku në gjet simbolik për të shprehur indinjatën me rrethanat politike të vendit dhe korrupsionin e madh që po mbretëron në vend, i afrohet deputetes dhe i thotë ‘a po ma paguan edhe mua faturën’”.

banner

Ky konfrontim dhe kallëzim penal, ishin temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Vajza e Agimit, Sonila Pllashniku, dhe avokati i tij, Gent Gjini, ishin të ftuar për të debatuar rreth kësaj çështje.

“Nuk ka qenë e lehtë prej momentit kur u bë mediatike video, dhe kur u pa që Fitore Pacollit nuk po i shiten më rrenat e saja. Nuk ka qenë e lehtë për familjen, por ne jemi mësuar pak apo shumë, dhe e dimë se kjo qeveri, deputetët e VV-së, dhe në këtë rast Fitore Pacolli, kush janë e çka bëjnë. Përderisa Fitore Pacolli s’e ka problem me vjedh shtetin, ajo nuk e ka problem as me sulmu qytetarin, e as mandej me i bë përndjekje publike familjes së një qytetari, i cili thjesht kërkon llogari se çfarë është duke ndodhur me taksat e mija, dhe taksat e qytetarëve të tjerë”, u shpreh vajza e Agimit.

Ajo shton se Pacolli nuk ka bërë kërcënim të drejtpërdrejt, por sipas saj, deputetja e VV-së ka bërë thirrje të hapur të urrejtjes përmes shkrimeve të saja, si dhe shton se ka bërë thirrje që nënën e saj ta largojnë nga puna që e ushtron.

Nga ana tjetër, avokati Gjini thotë se klienti i tij është shtyrë me forcë nga Pacolli si dhe nga asistenti i saj.

Po ashtu, ai shton se Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm se kinse Agim Pllashniku ka pasur armë me vete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy