Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

by Nexhat

Hekuran Murati, që po e drejton ende Ministrinë e Financave, njoftoi se “nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë”.

“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”, tha ai.

banner

Murati tha se kjo “përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit”.

“📍Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. 📍 Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. 📍Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. 📍Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, shkroi ai në një postim në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy