Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, u diskutuan zhvillimet aktuale në vend

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

banner

Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy