Gërvalla s’mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në Stamboll, Kosova u përfaqësua nga ambasadori

by Nexhat

Mungesa e konsituimit të Kuvendit të Kosovës, përveç dëmeve që po shkakton në aspektin legjislativ, ka vështirësuar edhe mbajtjen e pozicioneve ekzekutive në detyrë që kanë rëndësi në politikën e jashtme të vendit dhe shtyrjen përpara të agjendave dhe lidhjen e bashkëpunimeve.

Në Stamboll të Turqisë, ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit u mblodhën në një një takim të nivelit ministerial që u thirr nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, më 26 korrik. Mirëpo, në mesin e ministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk u pa ministrja kosovare në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz.

banner

Seanca konstituive e së shtunës e la atë pa marrë pjesë në një Takimin e Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes në Ballkan – gjë që bëri që Kosova të përfaqësohet nga ambasadori i Kosovës në Stamboll, Agon Vrenezi.

Në këtë takim nuk ishte as homologu i saj nga Shqipëria, Igli Hasani, në mesin e ministrave të shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor. Por në vend të tij e pranishme ishte zëvendësministrja Silda Anagnosti Çepe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në një përgjigje për KALLXO.com tha se arsyeja e vetme për mungesën e ministres Gërvalla “të mbajtur më 26 korrik në Stamboll, ishte angazhimi i saj institucional në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt po atë ditë në Prishtinë”. Mirëpo, edhe përpjekja e fundit për konstituim të Kuevndit e bërë natën vonë dështoi.

Përveç një takimi të përbashkët në tryezë të rrumbullakët me të gjithë përfshirët Agon Vrenezin e zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Silda Anagnosti Çepe, ministri i Jashtëm turk ka publikuar takime tete-a-tete vetëm me ministrat e tjerë, në bazë të fotografive të postuara nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ky takim ishte orgaizuar për të forcuar lidhjet politike dhe ekonomike, duke diskutuar mundësi konkrete për bashkëpunim në fusha të tilla si lidhja e infrastrukturës, tregtia, energjia, kultura dhe mbrojtja e mjedisit. 

Në takim u vendos që në të ardhmen kjo platformë të mblidhet edhe në nivel liderësh, me mbledhjet që do të zhvillohen rregullisht çdo gjashtë muaj në Stamboll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy