Shpërndahen 120 kamionë me ndihma në Gaza, 180 të tjerë në pritje

by engel

Më shumë se 120 kamionë me ndihma humanitare janë shpërndarë në Gaza nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera ndërkombëtare në ditën e parë të pauzës humanitare të shpallur nga Izraeli. Ndërkohë, edhe 180 kamionë të tjerë kanë hyrë në territor dhe pritet të shpërndahen në ditët në vijim.

Përveç ndihmave tokësore, Izraeli, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë realizuar edhe dërgesa të ndihmave përmes ajrit. Megjithatë, situata mbetet kritike.

banner

Pavarësisht pauzës së shpallur për të mundësuar ndihmën humanitare, të paktën 62 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga mëngjesi i së njëjtës dite, sipas burimeve lokale të cituara nga Al Jazeera. Prej tyre, 34 persona dyshohet se janë vrarë ndërsa prisnin në radhë për të marrë ndihma.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi përdorimin e urisë si armë lufte, duke thënë:

“Uria nuk duhet të përdoret kurrë si armë. Konfliktet në Gaza, Sudan dhe vende të tjera po përkeqësojnë urinë, e cila kërcënon paqen dhe nxit paqëndrueshmëri.”

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka mohuar ekzistencën e një krize urie në Gaza. Ai deklaroi se “nuk ka politikë urie apo zi buke në Gaza”, duke shtuar se Izraeli ka lejuar futjen e ndihmës humanitare gjatë gjithë kohës së luftës.

Sky News raportoi se rreth 100 persona u vranë një ditë më parë teksa përpiqeshin të merrnin ndihma në veri të Gazës. Forcat izraelite pohuan se kishin qëlluar me armë paralajmëruese për të shpërndarë turmat, të cilat sipas tyre përbënin “një kërcënim të menjëhershëm”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy