Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”

by Nexhat

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, një intervistë në RTK ka folur për zhvillimet në PDK ndër vite dhe për historikun e raportit të tij me Sami Lushtun. Lladrovci ka thënë se Hashim Thaçi e kishte telefonuar dy herë nga Haga, pas zgjedhjeve të 2021’ës.

Lladrovci tha se Thaçi e kishte lutur që t’i përmirësojë raportet me Sami Lushtakun.

banner

“Dy herë Hashim Thaçi më ka thirrë në telefon nga Haga pas zgjedhjeve të 2021-ës me pat lutë duke më thanë kom qejf me iu pa bashkë me Sami Lushtakun” , tha Lladrovci.

Ai shtoi se pas asaj bisede i ka shkuar në zyre Lushtakut, dhe kanë biseduar dhe janë pajtuar, por që të njëjtit prapë i kanë prishur marrëdhëniet meqë sipas Lladrovcit, Lushtaku kishte nisur sulmet përsëri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy