Rasti i dhunimit të së miturës në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari 

by Nexhat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për rastin e dhunimit të një së miture në veri të vendit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më datën 29.07.2025, rreth orës 00:45, në rrugën “Serdara Janka Vukotića” në Mitrovicë Veri është pranuar informatë për përdorim të substancës së dyshuar narkotike nga disa persona.

banner

“Njësia policore ka shkuar në lokacion dhe në një lokal – furrë buke kanë takuar tre persona: një mashkull dhe dy femra. Të tre personat janë shoqëruar në stacion dhe janë intervistuar.

Gjatë procedurës së intervistimit është kuptuar se i dyshuari me viktimën, e cila ka qenë e mitur, para disa ditësh kishin pasur marrëdhënie seksuale. Pas konstatimit se viktima është e mitur, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Dhunim’”, thuhet në njoftim.

Njësia e hetimeve të stacionit dhe njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Veri janë marrë me rastin dhe me udhëzimin e prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunim”.

Në lidhje me rastin, i dyshuari M.C. (21 vjeçar) me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy