Avokati Berisha thotë se Gjykata i ka lënë të lirë pesë policët e paraburgosur për “vrasjen nga pakujdesia” në Lipjan

by Nexhat

Avokati Besnik Berisha ka thënë se Gjykata i ka lënë të lirë pesë policët e arrestuar për “vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut në Lipjan.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë  që padrejtësisht u paraburgosën  nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.”

banner

Ai ka thënë se policët kanë vepruar në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj.

“Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist. Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën. Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy