Murati e bën edhe një ‘lajm’ për pagat që ishin rritur vitin e kaluar: Janë ekzektuar + 55 euro

by Nexhat

Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati ka dalë me një njoftim rreth çështjes së pagave, duke njoftuar se ato janë ekzekutuar me rritje prej 55 euro. Kjo rritje vlen për shërbyesit publikë

Nga ministria është theksuar se kjo përben fazën e dytë të rritjes vjetore prej 110 euro.

banner

‘‘Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110€, e ndarë në dy pjesë:

+55€ nga janari 2025

+55€ nga korriku 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve’’, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy