“Prokuroria nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete”, Miftaraj: Ministrja Hajdari dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe këshilltarëve

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit e cila pas intervistimit nga Prokuroria Speciale tha se kjo Prokurori “nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete”.

Miftaraj ka thënë se me këtë deklaratë, ministrja Hajdari ka dëshmuar nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë

banner

“Në drejtësinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje një qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete. Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione”, ka thënë Miftaraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy