Sllovenia bëhet shteti i parë në BE që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin për shkak të luftës në Gaza

by informim peje

Sllovenia është shteti i parë në Bashkimin Evropian që ka ndaluar tregtinë e armëve me Izraelin për shkak të luftës në Gaza.

Njoftimi vjen pas dy javësh pasi vendi i shpalli “non grata” të gjithë ministrat izraelitë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, STA.

banner

Embargoja e armëve u deklarua nga kryeministri Robert Golob pas një mbledhjeje qeveritare ditën e enjte.

“Sllovenia është shteti i parë europian që ndalon importin, eksportin dhe tranzitin e armëve drejt dhe nga Izraeli”, tha qeveria në një deklaratë.

Më tej, shtoi se po vazhdonte përpara “me liri të plotë” pasi BE ishte “e paaftë për të ndërmarrë masa konkrete për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe përçarjes.”

Në mes të luftës shkatërruese në Gaza ku “njerëzit po vdesin sepse ndihma humanitare po u mohohet vazhdimisht”, ishte “detyra e çdo shteti të përgjegjshëm të veprojë, edhe nëse do të thotë të ndërmarrësh një hap para të tjerëve”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, qeveria nuk ka lëshuar leje për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Izraelit që në tetor të 2023-shit për shkak të luftës.

Në fillim të korrikut, Sllovenia ishte gjithashtu shteti i parë evropian që i ndaloi të gjithë ministrat izraelitë të hynin në territorin e saj.

Në qershor 2024, parlamenti slloven miratoi dekretin ku njeh Palestinën si shtet duke ndjekur hapat e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy