“Dhoma gazi për shqiptarët”, reagon Daut Haradinaj: Asnjë fjalë nga kumbara i koalicionit qeverisës në RMV Albin Kurti

by Nexhat

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për mosreagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Haradinaj tha se kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti, s’ka bërë asnjë reagim.

banner

Reagimi i plotë i Haradinajt:

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të  Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:

“Dhoma gazi për shqiptarët”.

“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur

“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.

“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy