Prof.Latifi: Shqiptarët në MV të mbesin në fyt për Palestinën,por jo kur ju cenohet identiteti i tyre kombëtar

by Nexhat

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë një ndeshjeje basketbolli që ky shtet po zhvillonte kundër Rumanisë, shpërthyen thirrjet raciste antishqiptare ku u thirrë për “Dhoma gazi për shqiptarët”

Kërkohej zhdukja biologjike e shqiptarëve, një shtet që etnia shqiptare përbën një domethënie të konsiderueshme demografike e institucionale

banner

Lidhur më këtë ngjarje ka reaguar edhe profesori universitar Blerim latifi, i cili ka theksuar se nga ajo që shihet, reagimi i shqiptarëve atje është pothuajse inekzistent. Dhe arsyet janë të qarta: defaktorizimi politik dhe shkombëtarizimi kulturor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në atë pikë, saqë edhe një retorikë kaq brutale dhe antishqiptare si kjo nuk prodhon më as ndjeshmëri, as reagim

Atje, shqiptarët të mbesin në fyt për Palestinën, por jo për çështje ku cenohet drejtpërdrejt identiteti i tyre kombëtar. Dhe kjo i thotë të gjitha, ka thënë ndër të tjera Prof. Blerim Latifi/Informim.net

Postimi i plotë

Në një ndeshje basketbolli në Maqedoninë e Veriut janë bërë thirrje për ndërtimin e dhomave të gazit për shqiptarët – madje në prani të vetë kryeministrit maqedonas. Siç dihet, dhomat e gazit janë simbol i shfarosjes së një populli. Nga ajo që shihet, reagimi i shqiptarëve atje është pothuajse inekzistent. Dhe arsyet janë të qarta: defaktorizimi politik dhe shkombëtarizimi kulturor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në atë pikë, saqë edhe një retorikë kaq brutale dhe antishqiptare si kjo nuk prodhon më as ndjeshmëri, as reagim.

Atje, shqiptarët të mbesin në fyt për Palestinën, por jo për çështje ku cenohet drejtpërdrejt identiteti i tyre kombëtar. Dhe kjo i thotë të gjitha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy