Të hënën priten stuhi të forta, breshër dhe mundësi për vërshime

by Nexhat

Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C.

Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i fuqishëm, do të sjellin destabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë orëve të paradites, pasditja pritet të karakterizohet nga zhvillime të fuqishme të vranësirave.

banner

Lokalisht, këto do të sjellin rrebeshe intensive shiubreshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rëndaStuhitë mund të shoqërohen me erëra të forta dhe breshër të madh në zona të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën 10-15°C

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy