Kolonel Nexhmi Krasniqi i arrestuar në aksionin në Prizren, dikur ishte drejtor rajonal i Policisë

by Nexhat

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e katër personave të arrestuar në një aksion nga Prokuroria Themelore e Prizrenit bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.

banner

“Konfirmoj arrestimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Regjioni Perëndimi, kolonel Nexhmi Krasniqi”, tha Kryeziu

IPK, njoftoi se ndaj të dyshuarve ekziston “dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy