Liga rajonale e futbollit sivjet me format të ri për grupmoshta U17 dhe U15: FFK përmbyll ciklin e prezantimeve

by engel

Federata e Futbollit e Kosovës ka përmbyllur me sukses ciklin informues me të gjitha regjionet e vendit në kuadër të Strategjisë për Zhvillimin e Futbollit të të Rinjve dhe prezantimit të dokumentit “Formatet e lojës për grupmoshat U7–U15”.

Takimet u zhvilluan prej 28 korrikut deri më 1 gusht 2025 në Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve, trajnerëve të të rinjve dhe strukturave komunale të sportit.

banner

Gjatë prezantimeve u diskutua për qasjen moderne të përfshirë në dokument, i cili synon zhvillimin cilësor të fëmijëve në futboll sipas standardeve evropiane. Qëllimi kryesor i nismës është përgatitja e komunitetit të futbollit për zbatimin e formateve të reja të lojës që nga sezoni i ardhshëm, duke krijuar një kuadër të bashkërenduar për edukimin sportiv në moshat e reja.

Kjo iniciativë shihet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të edukimit në futbollin e të rinjve në Kosovë, duke ofruar një mjedis të organizuar dhe zhvillues për fëmijët që të rriten dhe ta realizojnë potencialin e tyre sportiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy