Një punëtor i minierës së Trepçës ka pësuar lëndime serioze sot gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, shkruan “Mitropol”, perciell Informim.net
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për mekanikun Fatmir Zeneli nga fshati Selac i Mitrovicës.
I njejti punon si mekanik në minierë dhe ishte duke rregulluar një makinë për bartjen e xeheve në ndërrimin e pasdites sot.
Pas trajtimit në Emergjencën e Mitrovicës, i lënduari është bartur në QKUK në Prishtinë.

