Komuna e Ferizajt vlerëson dëmet që pësuan fermerët nga breshëri

by Nexhat

Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti, sot kanë dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga të reshurat e djeshme të shiut në rajonin e Ferizajt, të cilat u shoqëruan edhe me breshër.

Ata vizituan fermerin Mursel Osmani nga Gaçka e Ferizajt, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri.

banner

Sipas njoftimit të komunës së Ferizajt, drejtorët komunalë u shprehën se komuna do të angazhohet për t’i kompensuar dëmet e fermerëve.

“Komuna përmes Komisionit Profesional do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar në bazë të mundësive buxhetore”, u tha në njoftimin e komunës së Ferizajt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy