Richard Grenell, i dërguari amerikan për misione të veçanta dhe ish-emisar për dialogun Kosovë–Serbi gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, po qëndron aktualisht në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ka ndarë pamje nga vizita e Grenellit në rrjetin social Facebook. Sipas postimit të Fevziut, Grenell duket se po e shijon atmosferën bregdetare të Sarandës.
Vizita e tij nuk është shoqëruar me deklarata publike, por prania e një ish-zyrtari të lartë amerikan në Shqipëri ka ngjallur interes në media dhe opinionin publik.
