Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion

by Nexhat

Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë pasi në koordinim me Prokurorinë Themelore gjatë një kontrolli në një vendbanim i janë gjetur një armë AK-47, pesë karikatorë dhe municion.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

banner

“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:  Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, tha Ahmeti,

Tutje, ajo tha se personi i dyshuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy