Klan Kosova padit Albin Kurtin për shpifje pas përplasjes me gazetaren

by engel

Televizioni Klan Kosova ka reaguar lidhur me fjalorin që kryeministri në detyrë Albin Kurti përdori ndaj gazetares së tyre, Arbërishë Uka, duke e cilësuar si sulm verbal dhe vazhdimësi të fushatës së tij ndaj këtij mediumi.

Në reagim thuhet se Klan Kosova tashmë ka ngritur padi për shpifje dhe fyerje ndaj Kurtit në maj të këtij viti dhe se incidenti i sotëm pritet të shërbejë si provë shtesë në këtë proces gjyqësor.

banner

“Klan Kosova nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë ndonjë raport financiar apo kontest me Telekomin e Kosovës, as obligime të pashlyera ndaj njëra-tjetrës. Kjo është lehtë e verifikueshme”, thuhet ndër të tjera në reagim, duke mohuar insinuatat e Kurtit se televizioni i detyrohet Telekomit.

Klan Kosova akuzon Kurtin se shpik tema për t’iu shmangur llogaridhënies para mediave dhe publikut. Në padinë e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, televizioni e akuzon Kurtin për përdorimin e termave fyese si “Klan Serbia” dhe deklaratave të tjera të pavërteta që cënojnë reputacionin e mediumit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy