Kritika e Milazim Krasniqit ndaj sjelljes së Kurtit ndaj gazetares Arbëreshë Uka

by engel

Publicisti Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e quajtur sjelljen e tij ndaj gazetares Arbëreshë Uka “arrogante dhe primitive”. Reagimi i Krasniqit vjen pas incidentit të sotëm, ku Kurti iu përgjigj në mënyrë të papranueshme gazetares pasi ajo ngriti pyetje për mungesën e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në reagimin e tij, Krasniqi thekson se, me këtë deklaratë, kryeministri në detyrë dëshmoi mungesë respekti për gazetarinë si profesion dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar:

banner

“Albin Kurti me deklaratën ndaj gazetares Arbëreshë Uka, ka treguar se është person arrogant e politikan primitiv; ka treguar se nuk e di dallimin ndërmjet punëtorit dhe pronarit, nuk e di dallimin ndërmjet gazetarisë si profesion dhe medies si biznes, nuk e respekton të drejtën e qytetarit për të qenë i informuar. Mjerim!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy