Tërmkolli: A përbën rrezik më të madh për Kosovën Presidentja Osmani apo gjyqtari Llaban?

by engel

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se gjyqtari Radomir Llaban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka vënë në pikëpyetje nëse për vendin është më e rrezikshme vetë Presidentja Osmani apo Llaban. Ajo ka theksuar se nëse presidentja ka pasur informacione zyrtare për rrezikshmërinë e Llabanit, ai është dashur të arrestohet menjëherë.

banner

Sipas Tërmkollit, Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë shkatërruesit më të mëdhenj të rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, duke i cilësuar veprimet e tyre si “puç” që prej zgjedhjeve e deri në ditët e fundit. Ajo i akuzon se për pushtet, janë të gatshëm të shkelin mbi çdo parim.

Në fund, Tërmkolli shton se, në mungesë të funksionimit të institucioneve të shtetit, organet e sigurisë duhet të ndërhyjnë për të rikthyer rendin kushtetues, pasi sipas saj “këta fëmijaqë të rrezikshëm nuk njohin gjuhë tjetër”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy