KPUK mbështet protestën e OVL-UÇK: Askush nuk mund ta njollosë këtë liri që i është dhënë popullit të Kosovës me sakrifica dhe gjak

by Nexhat

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës shpreh mbështetjen për të drejtën themelore të çdo qytetari për protestë paqësore, veçanërisht kur kjo lidhet me mbështetjen e atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit.

Ne besojmë se liria është e dhënë nga Zoti, dhe askush nuk duhet ta dëmtojë apo njollosë këtë liri që i është dhënë popullit të Kosovës me sakrifica dhe gjak. Liria është një e drejtë e patjetërsueshme dhe duhet të mbrohet me çdo mjet paqësor dhe ligjor, thuhet në një deklaratë për opinion nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës

banner

Deklaratë për Opinionin Publik

Prishtinë, 6 gusht 2025

Deklaratë publike ne mbështetje te protestës paqësore me date 07.gusht 2025 ne ora 17 ne Sheshin “Skënderbeu” Prishtinë

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës shpreh mbështetjen për të drejtën themelore të çdo qytetari për protestë paqësore, veçanërisht kur kjo lidhet me mbështetjen e atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit.

Ne besojmë se liria është e dhënë nga Zoti, dhe askush nuk duhet ta dëmtojë apo njollosë këtë liri që i është dhënë popullit të Kosovës me sakrifica dhe gjak. Liria është një e drejtë e patjetërsueshme dhe duhet të mbrohet me çdo mjet paqësor dhe ligjor.

Përmes kësaj deklarate publike, ne qëndrojmë pranë popullit tonë duke kërkuar që drejtësia të mbretërojë dhe që proceset gjyqësore të jenë të drejta, transparente dhe të paanshme.

U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që çdo vendim të bazohet mbi të vërtetën dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, duke shmangur çdo paragjykim apo presion politik.

Ne lutemi që të ruhet paqja, e ardhmja e vendit tonë të ndërtohet mbi themelet e drejtësisë dhe unitetit, dhe që populli të mbështjellë me forcën për të ecur përpara me besim dhe shpresë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy