Personi që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut është Gjorgje Radomiroviq, policia jep detaje

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar Gjorgje Radmoiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut rreth orës 15:45 të ditës së sotme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke ngritur pika statike kontrolli në tërë pjesën veriore të vendit dhe duke kryer kontrolle fizike në zonën përreth qendrës së paraburgimit.

banner

Përveç njësive të rregullta, në operacion është angazhuar edhe njësia e specializuar me qen (K9), ndërsa kërkimet për personin në fjalë janë ende në zhvillim.

Policia u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë operacionit dhe i fton që në rast se hasin në ndonjë informacion lidhur me të arratisurin, të njoftojnë menjëherë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Detajet për identitetin e personit dhe veprën penale për të cilën kërkohet janë të përfshira në dokumentin e bashkangjitur nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka lëshuar një komunikatë për media, e cila mund të gjendet në linkun zyrtar të shpërndarë nga autoritetet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy