Finalizohet marrëveshja, Raspadori është i Atlético Madridit

by Nexhat

Atlético Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit italian Giacomo Raspadori nga Napoli për një shumë totale prej 26 milionë eurosh – 22 milionë pagesë fikse dhe deri në 4 milionë euro bonuse.

Sulmuesi 25-vjeçar pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2030, pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

banner

Raspadori, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2022 nga Sassuolo, shënoi gjashtë gola dhe dha një asist në 26 paraqitje në Serie A gjatë sezonit të fundit. Edhe pse shpesh nisi ndeshjet nga stoli, ai kontribuoi në fitimin e titullit të kampionit nën drejtimin e Antonio Contes.

Në Madrid, lojtari pritet të forcojë repartin e sulmit të skuadrës së Diego Simeones, duke sjellë lëvizshmëri dhe mundësi të reja në fazën ofensive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy