Shkëlqim Devolli takon Richard Grenell: Diskutim për bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen amerikane për Kosovën

by engel

Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, emisari për Misione të Veçanta i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me sipërmarrësin Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.

Takimi u fokusua në çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përfshirë mundësitë për të nxitur investimet e huaja, forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe mbështetjen e sektorit privat.

banner

Gjatë bisedës, Devolli ndau vizionin e kompanisë së tij për zgjerimin e aktiviteteve dhe theksoi rëndësinë e një klime të qëndrueshme për bizneset, duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë.

Nga ana e tij, Grenell ripohoi përkushtimin e administratës Trump për të mbështetur Kosovën dhe tërë rajonin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe dialogut politik. Ai vlerësoi rolin e sektorit privat si shtytës kryesor i zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Të dy palët u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin dhe të shqyrtojnë mundësitë për projekte konkrete që do të sjellin përfitime të qëndrueshme për Kosovën dhe do të forcojnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy