MITROVICË/ Zjarret në fshatin Kqiq, Bedri Hamza del në terren për ta përcjellë situatën

by Nexhat

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes për ta përcjellë situatën.

“Sot gjatë gjithë ditës, banorët e fshatit Kqiq janë duke u përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.Si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, jam në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundem!”, ka shkruar Hamza.

banner

Ai ka falënderuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për të ndihmuar banorët në këto momente të vështira.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, ka përfunduar Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy