Policia konfirmon vrasjen e një personi, i dyshuari në arrati, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 22:00 në Hajvali

by Nexhat

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës i tha Gazetës Express, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Havali.

banner

Ajo tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa i dyshuari për vrasje është identifikuar por agjendet në arrati

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Më parë vdekjen e një personi e konfirmoi Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla”, kishte thënë Syla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy