“Puçist, improvizator” – s’ka paqe mes Kadri Kryeziut dhe Enver Hasanit: Postohet thumbimi i radhës

by Nexhat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj ish-kryetarit të kësaj gjykate, Enver Hasani. Përplasjet mes tyre janë thelluar ditëve të fundit, me deklarata publike dhe polemika rreth gjendjes së gjyqësorit në vend

Në postimin e tij më të fundit, Kryeziu e ka quajtur Hasanin “puçist” dhe “improvizator”, duke vazhduar akuzat që kanë zgjatur tashmë prej disa ditësh.

banner

Postimi i plotë i Kadri Kryeziut:

“Recidivisti përsëri në veprim.
Thotë që gjykata shton fjalë në tekstin e normës juridike. Pra, sipas recidivistit Enver Hasani, po jetojmë në epokën e republikave gjyqësore, ku parlamentet funksionin legjislativ e kanë thjesht inicues, sepse pjesën tjetër të punës e bëjnë gjykatat, duke i plotësuar normat juridike sipas nevojës.
Ah Enver, vërtet kam faj unë që kam heshtur, derisa ishim bashkë në Gjykatën Kushtetuese, e nuk të kam demaskuar me kohë për puçistin dhe improvizatorin që je.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy