Bashkim i mirëpritur në PDK, Skenderaj – Nuredin Lushtaku i bashkohet PDK-së

by engel

Në një moment që shënon forcimin e mëtejshëm të radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, subjekti politik “Ideal”, i themeluar dhe udhëhequr nga gjenerali dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku, ka vendosur t’i bashkohet PDK-së.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e cilësoi këtë hap si një bashkim vlerash dhe energjish të çmuara për të ardhmen e Skenderajt dhe Kosovës.

banner

“Pjesë e ‘Ideal’-it kanë qenë gra dhe burra me kontribut të pandërprerë për vendin, njerëz që kanë punuar me përkushtim për zhvillimin e komunës sonë dhe për lirinë e Kosovës. Sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, duke e bërë familjen tonë politike edhe më të fortë,” deklaroi Tahiri.

Ky bashkim është një sinjal i qartë i unitetit dhe i vendosmërisë për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit, ku kandidati i PDK-së, Sami Lushtaku, do të ketë mbështetjen e plotë të këtij grupimi të respektuar.

Në këtë ngjarje, përveç Tahirit, të pranishëm ishin edhe deputeti Përparim Gruda dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti. Me krenari, Tahiri i uroi mirëseardhje gjeneralit Lushtaku dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke theksuar se ky është një hap që forcon jo vetëm PDK-në, por edhe vizionin për një Skenderaj më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

“Na priftë e mbara,” përfundoi ai me besim dhe entuziazëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy