Jashari: Moskonstituimi i Kuvendit, një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje

by Nexhat

Analisti politik Shemsi Jashari ka thënë se seanca e sotme në të cilën nuk u konstiuua Kuvendi i Kosovës, por as nuk u zgjodh kryeparlamentari, është një gjë e menduar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u mos realizuar.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e di se pa ndonjë marrëveshje politike me subjektet tjera nuk mund të kalojë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

banner

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i sotëm është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari potencoi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Shkuarja në Kuvend, sot duke e mbajtur edhe vet sekret propozimin se kush do të kandidohet, tregon qartë se ata asnjëherë nuk e kanë pasë qëllim për të kaluar këtë propozim. Për më shumë janë duke e keqpërdorur në maksimum besimin qytetarë që e kanë pasë, dhe mosimplementimin e vullnetit qytetarë për të krijuar institucionet, për të marrë përgjegjësinë sipas peshës politike që e kanë marrë”.

“Një papërgjegjësi e skajshme, që tashmë nuk është sekret të thuhet që është bërë aq i lexueshëm vullneti i tyre për të mbajtur të bllokuar institucionet sa që besoj se askush nuk e ka pritur se sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, ka thënë Jashari. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy