Petkoviq i takon në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska pasi nuk u certifikuan nga KQZ

by Nexhat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar sot në Rashkë udhëheqësit e Listës Serbe,  një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi këtë subjekt dhe subjektin “Demokracia Serbe” për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Sot në Rashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, pas përpjekjes së Kurtit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje. Diskutuam për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në vendbanimet serbe, si dhe për hapat e mëtejshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq në platformën “X”, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.

banner

Në seancën e djeshme të KQZ-së, vetëm dy anëtarë mbështetën kandidimin e Listës Serbe dhe të Demokracisë Serbe, dy nga Vetëvendosje ishin kundër, ndërsa shtatë abstenuan.

Takimi i Petkoviqit në Rashkë vjen edhe në prag të protestës së paralajmëruar për nesër në Mitrovicën e Veriut, e cila është lajmuar nga Shoqata e Pensionistëve si tubim për “paqe dhe tolerancë”. Ky tubim do të mbahet në të njëjtën kohë me tubimet pro Vuçiq në Serbi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy