Qëndron Kastrati kandidon sërish për të parin e Kamenicës

by Nexhat

Qëndron Kastrati ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Në një njoftim në Facebook për shpalljen e kandidaturës, Kastrati që garon me Partinë Socialdemokrate ka thënë se është i bindur që mund t’ia rikthejë Kamenicës “jo vetëm zhvillimin, por edhe dinjitetin”.

banner

“Nga Kika  fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim. Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se lista e PSD-së për asamble në këtë komunë garanton me “ndershmëri, përkushtim e sinqeritet”.

“Rikthimi im është më shumë se një hap politik. Rikthimi im është rikthimi i besimit se secili trajtohet me dinjitet, se mund të punohet pa dallime dhe me drejtësi. Është rikthimi i meritës, transparencës, investimeve dhe vëmendjes pozitive. Ky rikthim është kthimi i institucioneve te qytetari, jo si vegël e pushtetit por si shërbim për të gjithë”, ka shtuar Kastrati.

Për këtë kohë, Kastrati ka thënë se ka investuar në zhvillimin e tij profesional.

“Gjatë viteve të fundit kam investuar në zhvillimin tim personal e profesional dhe kam përfunduar studimet e nivelit master në Londër, në drejtimin “Politika e Klimës, Inovacionit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse përvoja në qeverisje më ka dhënë praktikën, ndërsa studimet më kanë dhënë vizionin. Sot i kuptoj edhe më qartë nevojat e një komuniteti: si ndërtohet zhvillimi, cilat boshllëqe duhen mbushur dhe cilat mundësi duhet kapur”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy