Vazhdon sot seanca konstituive e Kuvendit pa marrëveshje për kryeparlamentarin

by engel

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vazhduar seancën konstituive, mes mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Seanca vjen pas dështimit dramatik të së mërkurës, kur Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate – Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën – por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme të votave.

banner

Në të dy rastet, rezultati ishte i njëjtë: 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime, duke treguar përçarje të thellë mes partive politike dhe mungesë konsensusi për postin e kryeparlamentarit.

Ngërçi ka zvarritur konstituimin e plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke futur vendin në një krizë të re institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy