Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK’së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar për përjashtimin e gjashtë gazetarëve të RTK’së nga moderimi i emisioneve. Të cilët kanë pohuar se kanë marrë paralajmërime saherë që kanë intervistuar njerëz të pushtetit.

Në reagimin e tij, Hoti tha se “i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista”.

banner

“Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, deklaron Hoti.

“Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.

Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, shton ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy