FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

by Nexhat

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë renditur në vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Ajovës në ShBA.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka pritur në takim pjesëtarët që përfaqësuan Kosovën në këtë garë, duke i dekoruar me medalje për rezultatet e arritura.

banner

Sipas njoftimit nga FSK-ja, pjesëtarët treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake gjatë garës.

“Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës. Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake”, thuhet në postimin e FSK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy