Ymeri: Largimi i moderatorëve nga emisionet në RTK është praktikë e regjimeve autoritare

by Nexhat

Analisti Visar Ymeri në “Debat Plus”, duke folur rreth situatës së krijuar në RTK, ku menaxhmenti ka larguar nga moderimi disa moderatorë që së fundmi kishin intervistuar zyrtarë të pushtetit, ka thënë se kësisoj kanë vepruar regjimet që janë bërë autoritare.

“Diktaturat dhe qeveritë autoritare… qeveritë që i kemi përreth, si Vuçiqi dhe këto që sot konsiderohen si qeveri autoritare, kështu kanë ardhur kapak kapak: kap institucionin, kap prokurorinë, kap mediat, kap atë, dhe në fund qeverisin të papenguar derisa shpërthen situata, ashtu siç shpërtheu në Serbi”, ka thënë ai.

banner

“Këto qeveri, këta njerëz, këta liderë autoritarë nuk e bëjnë dot sistemin e tyre pa pasur përkrahje nga njerëz si Ramabaja, nga ata që janë komisarë aty poshtë, të cilët shpresojnë se do të ngjiten lart dhe bëhen brutalë me ata që janë më poshtë se vetja”, ka shtuar Ymeri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy