Mehmetaj: Dimal Basha ka më shumë shkollim formal se sa Albin Kurti

by Nexhat

Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus”  në RTV Dukagjini ka deklaruar se sa i përket shkollimit formal, Dimal Basha ka më shumë se Albin Kurti, por kjo sipas tij nuk ka shumë rëndësi.

Ai shtoi se pavarësisht kësaj, votuesi racional i VV-së nuk është i kënaqur me përzgjedhjen që ka bërë Kurti.

banner

“Po që nuk janë të kënaqur, nuk janë. Unë nuk befasohem me Albin Kurtin”, tha Mehmetaj.

Duke komentuar kandidaturën e Bashës për kryetar të Kuvendit, Mehmetaj tha se kur ai u propozua dy ditë më parë, “kanë qeshur edhe deputetët e Vetëvendosjes, sepse menduan që ishte tallje”.

Sipas tij, përshtypja për Bashën është krijuar nga vetë aktiviteti i tij publik.
“Përshtypja që ekziston për Dimal Bashën, me plot meritë prej anës së tij, është se aktiviteti i tij i shthurur publik i ka bërë të gjithë ta kenë atë përshtypje. Kjo ekziston edhe brenda partisë. Një maskot e Vetëvendosjes – këtë nuk e them vetëm unë, e thonë njerëzit jashtë Vetëvendosjes dhe e mendojnë edhe brenda Vetëvendosjes”, ka thënë Mehmetaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy