Mehmetaj: Votuesi racional i VV-së nuk është i kënaqur me zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar

by Nexhat

Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kur Basha ishte kandiduar dy ditë më parë, “kanë qeshur edhe deputetët e Vetëvendosjes”.

banner

“Kanë qeshur edhe deputetët e Vetëvendosjes sepse kanë menduar që ishte tallje”, ka thënë ai.

“Shtypja që ekziston për Dimal Bashën, përshtypje me plot meritë prej anës së tij, është se aktiviteti i tij i shthurur publik i ka bërë të gjithë të kenë atë përshtypje. Kjo ekziston edhe brenda partisë. Një maskot e Vetëvendosjes – këtë nuk e them vetëm unë, e thonë njerëzit jashtë Vetëvendosjes dhe e mendojnë edhe brenda Vetëvendosjes”, ka shtuar Mehmetaj.

Ai ka theksuar se sa i përket shkollimit formal të Bashës, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ai ka më shumë shkollim formal se sa Albin Kurti.

Mehmetaj më tej ka thënë se votuesi racional i VV-së nuk është i kënaqur me këtë përzgjedhje që e ka bërë Albin Kurti.

“Po që nuk janë të kënaqur, nuk janë. Unë nuk befasohem me Albin Kurtin”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy