Pa urim nga Kurti e me një dorëheqje – Zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit ‘s’pritet mirë’ në VV?

by Nexhat

Dje, në seancën e katër pas aktgjykimit të Kushtetueses, e pas muajsh bllokade, deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën kryetarin e ri të këtij institucioni. Dimal Basha është ai që mori votat për të udhëhequr këtë institucion, gjë të cilën, dështuan ta arrinin Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci,

73 ishte numri i votat që Basha arriti të siguronte me përkrahjen edhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

banner

Megjithatë, përveç disa urimeve të bëra nga figura udhëheqëse të rajonit, dhe përfaqësueseve diplomatikë, Basha s’mori të tilla aq edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse tashmë janë bërë 24 orë prej se ai u bë kryekuvendar, lideri i VV-së, Albin Kurti, ende s’e ka uruar publikisht deputetin e partisë së tij për rolin e ri.

Kurti as dje, e deri më sot në këto momente, s’ka bërë ndonjë postim urues për Bashën. Njëjtë si Kurti kanë vepruar edhe figura të rëndësishme të tjera të kësaj partie.

Madje sot, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Kurtit, pikërisht për shkak të zgjedhjes së Bashës kryetar Kuvendi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy