Ramadani: Qeveri Kurti 3 nuk do të bëhet, zërat e pakënaqur brenda VV’së do të rriten

by Nexhat

Njohësi i çështjeve politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar sot pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Mjedisit.

Ramadani në një postim në Facebook shkruan se zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht, ndërkaq sipas tij, nuk do të ketë as Qeveri Kurti 3.

banner

“Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht në publik, janë të shumtë!Ndërrimi i kandidatit ishte zgjidhja që u dëshmua e patjetërsueshme.Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik.Hapi i fundit rreth tejkalimit të plotë të bllokadës duhet të ndodh nesër, jo më larg. Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet.Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3.”, tha Ramadani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy