Abdixhiku: LDK do t’i fitojë Pejën, Lipjanin dhe Prishtinën

by informim peje

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku ka shprehur bindjen se partia e tij do të dalë fituese në disa prej komunave kryesore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

I pyetur në emisionin Debat Plus se a do t’i fitojë LDK-ja Pejën dhe Lipjanin, Abdixhiku është përgjigjur me vendosmëri:“Edhe Pejën edhe Lipjanin i fitojmë, edhe Prishtinën, por nuk po dua të futem aty, sepse edhe Istogun, edhe Vitinë, edhe të tjerat – krejt këto që i kemi, 9 të parat që i kemi – po i marrim krejt”, tha ai.

banner

Megjithatë, kreu i LDK-së theksoi se nuk e sheh të dinjitetshme që një kryetar partie të bëjë ndarje publike se ku fiton apo humb, duke marrë parasysh kandidatët që garojnë me dinjitet në secilën komunë.

“Edhe në fushatë elektorale ma kanë zënë për të madhe pse po them ‘po fitojmë’, por nëse futesh në fushatë e thua ‘s’po fitoj’, për besë më mirë është mos me u fut”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se fokusi i tij kryesor është fushata e cila nis zyrtarisht pas dy javësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy