Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 36 vatra zjarri në të gjithë vendin.
“Nga to, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit,” thuhet në njoftim.
Agjencia apelon tek qytetarët “të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192.”
Gjithashtu, Agjencia falënderon “të gjithë Zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112 për përkushtimin e treguar në vijimësi.”

