Dy persona raportohen të zhdukur, një në Prishtinë dhe një në Deçan

by Nexhat

Dy persona janë raportuar të zhdukur në raportin 24 orësh, një në Prishtinë dhe një në Decan.

Në Prishtinë babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.

banner

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Sadik Rama, Prishtinë / 28.08.2025 – 19:00. Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Edhe në Decan, babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij për të cilin ka thënë se ka probleme shëndetësore.

“PERSON I ZHDUKUR- Carrabreg, Deçan  / 30.08.2025 – 04:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy