Mbi 600 mësimdhënës kanë lënë Kosovën gjatë vitit 2024/25 thotë Ymeri i SBASHK’ut

by Nexhat

Një pjesë e madhe e kosovarëve janë duke lënë vendin e tyre për të shkuar në shtetet e Perëndimit.

Në mesin e këtyre qytetarëve janë edhe mësimdhënësit, njofton Klankosova.tv.

banner

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka pohuar se mbi 600 mësimdhënës kanë lënë vendin për të shkuar në Evropë gjatë vitit shkollor 2024/2025.

“Sa i përket çështjes së ikjes, edhe mësimdhënësit, sikurse pjesa tjetër e popullatës, janë duke e lëshuar vendin e punës. Madje, kemi edhe drejtorë shkollash.”

“Nuk kemi shifra të sakta, por numri është mbi 600 që kanë lëshuar vendin për të migruar. Kjo shifër është deri në përfundimin e vitit shkollor 2024/2025. Por tani, gjatë pushimeve, ky numër mund të rritet edhe më shumë,” tha Ymeri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy