Në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, u promovuan tri vepra kushtuar jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës

by Nexhat

Karvani i Ditëve të Shën Nënë Terezës sot zbarkoi në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, duke e kthyer këtë qytet të lashtë në një skenë të kujtesës dhe të mirënjohjes kombëtare.

Prizreni, i njohur si kryeqendër e kulturës dhe shpirtit shqiptar, sot e ndjeu edhe një herë krenarinë e të qenit vatër e rrënjëve familjare të Gonxhe Bojaxhiut, e cila më vonë u shndërrua në Shën Nënë Tereza. Manifestimi u përshëndet me fjalë të ndjera nga prorektorja Adelina Raka dhe dekanja Vjollca Dibra, ndërsa mjeshtëria e moderimit të Fikret Ramadanit i dha ngjarjes një dinamikë të veçantë, duke u pasuruar me praninë e stafit akademik dhe studentëve që e kthyen këtë ditë në një festë të shpirtit dhe dijes.

banner

Në këtë kontekst të denjë, u promovuan tre libra që e begatojnë kujtesën kulturore e shpirtërore për Nënën Terezë: “Gonxhja e Shkupit në Kurorën e Botës”, një vështrim historiko-identitar që na rikthen te rrënjët e saj në Shkup e Prizren dhe shtrirjen e tyre universale; “Me bashkudhëtarët e Nënës Terezë – nga misioni në shenjtëri”, një mozaik rrëfimesh të gjalla që zbulojnë dimensionin njerëzor të saj; si dhe “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”, një udhërrëfyes shpirtëror që na mëson se dashuria, falja dhe përulësia janë busulla të jetës.

Fjalët e don Lush Gjergjit dhe reflektimet e panelistëve u dëgjuan me ëndje, duke e kthyer këtë promovim librash në një moment reflektimi të thellë për trashëgiminë e shenjtë që kjo bijë shqiptare i la botës. Kështu, Prizreni, duke ruajtur kujtimin e saj familjar, sot bëhet pishtari i dritës e dashurisë, duke na ftuar që amanetin e saj ta jetojmë si pjesë të përditshme të shpirtit dhe veprimit tonë/.S.A









banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy