Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Vapa verore do të kthehet përsëri, ngase temperaturat do të shënojnë rritje në tërë territorin.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalet shënojnë rritje të ndjeshme nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Premtja sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje sërish.

Pasdite në disa vise malore priten zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Fundjava vjen me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë verore dhe pa ndonjë luhatje që vlen të përmendet. Pasditeve rrallë në disa vise malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy