Hapja e xhamisë në Podujevë, disa persona e kundërshtuan imamin e caktuar nga BIK, Policia pasi ofroi siguri njofton për rastin

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Podujevë, ka zbatuar planin operativ për ofrimin e sigurisë me rastin e hapjes së xhamisë në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Në njoftim, shtohet se, në orën 13:00 është bërë hapja e xhamisë dhe kanë filluar ritet fetare, ndërsa një grup personash kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes thirrjeve dhe zhurmës verbale, por situata është menaxhuar pa nevojën e ndërhyrjes policore.

banner

‘’ Gjatë zhvillimit të aktivitetit, situata në përgjithësi ka qenë e qetë dhe nën kontroll. Në lokacion kanë qenë të pranishëm qytetarë me qëndrime të ndryshme lidhur me emërimin e imamit nga Bashkësia Islame e Kosovës, mirëpo nuk janë shënuar incidente që do të cenonin rendin dhe sigurinë publike. Pas një periudhe të shkurtër, personat në fjalë janë larguar nga objekti, ndërsa ceremonitë fetare kanë vazhduar normalisht’’, njoftohet nga Policia.

Postimi:

Ofrimi i sigurisë gjatë hapjes së xhamisë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë

Podujevë, 20 tetor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe Stacioni Policor në Podujevë, ka zbatuar planin operativ për ofrimin e sigurisë me rastin e hapjes së xhamisë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

Për realizimin e këtij operacioni policor, janë angazhuar njësitë policore sipas planifikimit operacional, me qëllim garantimin e rendit, qetësisë publike dhe sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, situata në përgjithësi ka qenë e qetë dhe nën kontroll. Në lokacion kanë qenë të pranishëm qytetarë me qëndrime të ndryshme lidhur me emërimin e imamit nga Bashkësia Islame e Kosovës, mirëpo nuk janë shënuar incidente që do të cenonin rendin dhe sigurinë publike.

Në orën 13:00 është bërë hapja e xhamisë dhe kanë filluar ritet fetare. Një grup personash kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes thirrjeve dhe zhurmës verbale, por situata është menaxhuar pa nevojën e ndërhyrjes policore. Pas një periudhe të shkurtër, personat në fjalë janë larguar nga objekti, ndërsa ceremonitë fetare kanë vazhduar normalisht.

Policia e Kosovës vlerëson sjelljen e qytetarëve dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aktiviteti, duke kontribuar që ngjarja të zhvillohet pa incidente dhe pa pasoja për sigurinë publike.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, përfshirë ushtrimin e lirë të besimit fetar, duke vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe mandatin e saj kushtetues.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy